Teknologjia e programeve bankare pritet të jetë e ardhmja në këtë sektor, dhe shumë kompani të mëdha kanë nisur investimet. Një ndër kompanitë që operojnë në këtë sektor është SoftBank Group e cila ka një kapital prej 100 miliard dollar dhe shumë investitorë po synojnë të japin kontributin e tyre në këtë kompani sepse shohin të ardhmen e teknologjive bankare që nis nga aty.

Edhe Apple ka vendosur të investojë rreth 1 miliard dollarë por kjo nuk është hera e parë që ndodh sepse Kirstin Huguet, zëdhënësi i Apple, thotë se kompania ka bashkëpunuar dhe më parë me SoftBank Group. Kirstin është shprehu gjithashtu edhe në lidhje me aspiratat që Apple ka në këtë sektor duke thënë se teknologjitë bankare janë sektori i të ardhmes në Apple.

Kujtojmë që SoftBank Group ka investuar gjithashtu në teknologjinë elektronike duke u bërë pjesë e ARM, kompania që projekton chip-et e SmartPhone dhe jo vetëm, si dhe pjesë e kompanisë telefonike Sprint në Amerikë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment