Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën Warp Shift.

Warp Shift është një lojë mjaft origjinale e ambientuar në një botë misterioze ku do të kemi mundësinë të përballemi me një udhëtim fantastik që do të stimulojë mendjen tonë. Në këtë lojë duhet të drejtoni Faye dhe shokun e tij nëpëmjet disa labirinteve.

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Warp Shift do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment