Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur aplikacionin WaterMinder.

WaterMinder është një aplikacion i thjeshtë që do ju vijë në ndihmë të monitoroni ujin që pini. Do ju kujtojë të pini ujin që ju nevojitet dhe të arrini objektivat ditore, në bazë të peshës tuaj trupore. Falë grafikës së aplikacionit që ofron përqindjen e konsumit të lëngjeve.

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe WaterMinder do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment