2017 ka qenë menjëherë i suksesshëm për App Store. Apple ka lëshuar sot një komunikim për shtyp u deklaron se më 1 Janar 2017 janë regjistruar plot 240 milionë dollarë fitim për dyqanin dixhital të aplikacioneve.

Në 2016-ën, zhvilluesit e aplikacioneve kanë fituar rreth 20 miliardë dollarë, me një rritje rreth 40% në krahasim me vitin 2015. Nga lançimi i App Store në vitin 2008, zhvilluesit kanë fituar 60 miliardë dollarë. Këto përpjekje kanë bërë të mundur arritjen e një rekordi në ditën e parë të vitit 2017. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment