Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Adventure To Fate, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Adventure To Fate është një lojë  me aksion ku ju duhet të ndihmoni botën të shpëtojë nga forcat aline të cilat kanë arritur të vijnë në tokë pasi kanë kaluar të gjitha sistemet mbrojtëse. E ndërtuar mbi një grafikë që kujton lojërat e vitetve 90', ajo do të jetë një mënyrë mjaft e mirë për të kaluar kohën e lirë.


Air-Photos, nga 0,89€, falas /iPhone, iPad
Air-Photos është një browser për fotot i bazuar tek rrjeti Wi-Fi. Ju lejon të shikoni fotot tuaja në kompjuter, pa pasur nevojë t'i sinkronizoni ato me anë të programit iTunes.


Tower Of Fortune, nga 0.89€, falas. /iPhone
Tower Of Fortune është një lojë me aksion në stilin e lojërave me monedha e cila është sjellë në iOS për të gjithë të apasionuarit e kësaj loje. Në këtë lojë ju do të kontrolloni personazhin e lojët i cili jetonte në paqe me gocën e tij derisa një ditë, forca të panjohura ja rrëmbyen. Ju duhet ta ndihmoni ta gjej atë duke luftuar me krijesa të frikshme.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment