Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Acquamarine HD, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Acquamarine është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të ndihmoni një vajzë të vogël të eksplorojë botën nën ujore me qëllim që të shpëtojë miqtë e saj të humbur aty. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Super Tank Battle, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Kjo lojë kujton një nga lojërat më të luajtura nga të gjithë ne në vitet 90', Tank 1990. Detyra juaj është të mbroni shqiponjën nga sulmet e tankeve të tjerë. Do të luani në shumë misione dhe gjatë lojës mund të përditësoni tankun tuaj duke e bërë më të fortë dhe të rrezistueshëm ndaj sulmeve. Ja vlen ta keni në iPhone këtë lojë.


Satan's Zombies, nga 0.89€, falas. /iPhone,  iPad
Satan's Zombies është një lojë me aventurue ku ju do të garoni me motorrin tuaj në rrugët e një qyteti të pushtuar nga njerëzit gjysëm të vdekur. Gjithashtu duhet të keni kujdes sepse loja përmban shumë skena gjaku. Ja vlen ta provoni!


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment