Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- iFaceFun Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
iFunFace është një program i cili do t'ju lejojë të modifikoni imazhet tuaja duke i aplikuar fytyrave që shfaqen aty, efekte grafike gazmore profesionale. Sot ky program mund të shkarkohet falas.


BlowUp, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Kjo lojë i përket kategorisë së lojërave "thyej-fundin" dhe ajo çfarë ju duhet të bëni është të rreshtoni 8 blloqe të të njëjtës ngjyrë dhe ti shpërtheni ato për të fituar pikë sa më shumë. Sa më shumë blloqe të shpërtheni aq më shumë energji do të fitoni dhe me energjinë e fituar do të mund të thyeni edhe një bllok të vetëm.


- SaveAgram, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
SaveAgram është një program mjaft i dobishëm nëse jeni përdorues të rregullt të rrjetit social Instagram. Ai do t'ju japë mundësinë të ruani fotot që publikoni aty ose ti ndani ato me rrjetet e tjera sociale.

Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment