Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Ages Of Ottoman, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Ages Of Ottoman është një lojë me strategji ku ju do të luftoni në betejat e zhvilluara nga ushtria Bizantine dhe ajo Turke. Do t'ju duhet të luftoni në shumë beteja për të pushtuar Europën dhe jo vetëm. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas për një periudhë kohe të limituar.


- Thumbnail Drawing, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Thumbnail Drawing është një program i cili do t'ju japë mundësinë të krijoni foto duke bashkuar shumë të tilla në një të vetme. Sot mund ta shkarkoni falas për një periudhë kohe të limituar.


C-Time, nga 1.79€, falas. /iPhone
C-Time është një program mjaft interesant i cili do të na japë mundësinë të ruajmë informacione në lidhje me kohën që harxhojmë në një vënd të caktuar. Programi kërkon përdorimin e sensorit GPS për të kryer funksionet e tij.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment