Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- North & South, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
North & South është një lojë me strategji e cila sjell në iDevice luftën civile Amerikane. Ju duhet të zgjidhni një anë dhe të ndihmoni ushtrinë tuaj ta fitojë këtë luftë. Ja vlen ta merrni dhe ta luani në kohën e lirë.


- Puzzle Retreat, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Puzzle Retreat është një lojë mjaft e bukur me temë kuic ku detyra juaj është të mbushni të gjitha vëndet bosh me blloqet që keni në disponi. Në fillim duket një lojë e thjeshtë por shumë shpejt do të kuptoni që kërkon impenjim medor. Ja vlen ta merrni.


TranslateSafari, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
TranslateSafari është një program i cili integrohet me browser-in Safari të iOS dhe do t'ju ofrojë funksionin e përkthimit dhe leximit me audio të një faqe interneti. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment