Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

The Journey Down: Chapter One, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në serinë e parë të kësaj loje ju do të ndihmoni dy personazhet e lojës, Bwana dhe Kito, të kthehen në shtëpi. Gjatë rrugës do të përballeni me shumë aventura dhe sektrete të cilat do ta kthejnë udhëtimin tuaj në një aventurë mjaft të rrezikshme. Sot mund ta shkarkoni falas këtë lojë


Bang! The Official Video Game, nga 1.79€, falas. /iPhone
Bang është një lojë mjaft e bukur me letra fati ku ju duhet të luani për të kapur të gjithë banditët që sherifi i qytetit kërkon. Kjo lojë mund të luhet online me miqtë tuaj kudo qofshin ato. Ja vlen ta provoni në kohën tuaj të lirë.


Photo Guard, nga 4.49€, falas. /iPhone
Photo Guard është një program mjaft i dobishëm i cili do të na lejojë ti vendosim një sistem sigurie galerisë së fotove në iOS. Pasi kemi zgjedhur fjalë kalimin që duhet të përdorim për të hyrë në galerinë e fotove programi do ta kërkojë këtë fjalë kalimi sa her që duam të konsultojmë këtë galeri. Ja vlen ta keni në iPhone-in tuaj këtë program.


Auto Adjust, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Auto Adjust është një program i cili na jep mundësinë të modifikojmë fotografitë tona në mënyrë mjaft profesionale. Programi është mjaft i thjeshtë dhe intuitiv për tu përdorur dhe në qoftë se jeni të apasionuar pas fotografisë atëherë ja vlen ta provoni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment