Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Vincents Dream, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë do të ndihmoni Vincent të mbijetojë në ëndrrat e tij të cilat nuk e lënë të fle i qetë gjatë natës. Ai është një krijesë e vogël e cila ëndërron krijesa të frikshme dhe vetëm ju mund ta ndihmoni të kalojë të gjitha situatat e frikshme të ëndrrave.


YoWindow Weather, nga 0,99€, falas /iPhone, iPad
YoWindow është një program mjaft i dobishëm i cili do të sjellë informacione në lidhje me kushtet meteologjike për qytetin tuaj, në mënyrë mjaft të detajuar. Ja vlen ta keni këtë program si alternativë mjaft e mirë e programi zyrëtar të iOS që kryen këtë funksion.


Deep Whois, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Deep Whois është një program i cili i dedikohet të gjithëve ju që punoni në sektorin e IT. Ai do t'ju japë detaje të dobishme në lidhje me çdo adresë rrjeti, të cilat mund t'ju nevojiten gjatë punës. Sot mund ta merrni falas këtë program.


Cleaner Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Cleaner Pro është një program mjaft interesant dhe i dobishëm i cili na jep mundësinë të pastrojmë Rubrikën e Kontakteve nga rrjeshtat e duplikuar të të njëjtit kontakt në mënyrë të thjeshtë dhe me pak hapa. Ja vlen ta keni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment