Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Oh my phone, nga 0.89€, falas. /iPhone
Oh my phone është një program mjaft i dobishëm për sigurinë tuaj, sidomos kur duhet të lëvizni natën. Nëpërmjet sensorit GPS, të afërmit do të shikojnë ekzaktësisht pozicionin tuaj në hartë dhe në rast se programi ndalon së punuari, ai do ti njoftojë ato duke dëguar një sinjal të veçantë. Sot ky program mund të shkarkohet falsa.


Office Story, nga 2.99€, falas. /iPhone, iPad
Office Story është një lojë mjaft e bukur dhe inovative ku ju duhet të nisni të ndërtoni kompaninë tuaj duke filluar nga asgjëja. Do të bëni takime me njerëz të rëndsishëm për të promovuar punën tuaj derisa të bëheni një kompani e rëndësishme. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


VeryPDF, PDF to Word, nga 5.79€, falas. /iPhone,iPad
VeryPDF është një program mjaft profesional i cili ju jep mundësinë të konvertoni një dokument në format PDF, tek formati Word, në mënyrë që të modifikoni përmbajtjen. Nëse jeni një person i cili shkruan shpesh dokumenta, atëher ja vlen ta keni këtë program në iDevice-in tuaj.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment