Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- World Recipes, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
World Recipes është një program i cili sjell në iPhone një libër dixhital recetash gatimi. Ai do t'ju mësojë si të gatuani ushqime tipike që vijnë nga e gjithë bota. Sot ky program mund të shkarkohet falas.


- Noti: Do with reminders, nga 1.79€. falas. /iPhone, iPad
Noti është një program i cili do t'ju japë mundësinë të menaxhoni shënime të rëndësishme të cilat ju ndihmojnë në punën e përditshme. Për më tepër, ato do të shfaqen në një Widget në Qëndrën e Njoftimeve të iOS nga ku mund ti modifikoni ose ti fshini.


AirPhotoViewer, nga 4.49€, Falas /iPhone, iPad
AirPhotoViewr është një aplikacion që na lejon të shohim imazhet tona nga kompjuteri me anë të wireless, pa pasur nevojë të bëjmë sinkronizim. Përveç mundësisë së shikimit të fotove nga PC/Mac pa sinkronizim duke përdorur rrjetin Wi-Fi, suporton edhe prezantimet, miniaturat, zoom e shumë të tjera. Mund ti shkarkojmë imazhet nga kompjuteri për ti parë ato edhe offline. Aplikacioni është universal.


Incredible Box, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Incredible Box është një lojë me temë kuic ku detyra juaj është mjaft e thjeshtë. Duhet të spostoni kutitë në mënyrë të tillë që të kaloni nga ana tjetër, mbi ato. Ja vlen ta merrni edhe këtë lojë.


Simpler Pro, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Simpler Pro është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të menaxhoni listën e kontakteve. Ju mund ti ruani ato në file ose ti dërgoni në iCloud në mënyrë mjaft të thjeshtë. Ja vlen ta merrni atë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment