Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Wide Sky, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Wide Sky është një lojë ku ju do të trajnoni personazhin e lojës të zbulojë botën e tij duke kaluar të gjitha pengesat që do ta pengojnë atë. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas.


- Brigands and Barbarians, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Brigands and Barbarians është një lojë mjaft e bukur me strategji ku duhet të luftoni në betejën e brigandëve me barbarët.  Aftësitë tuaja drejtuese do të përcaktojnë dhe fatin final të ushtarëve që keni në dispozicion. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


- PhotoJus Smoke Fx, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
PhotoJus Smoke Fx është një program i cili do t'ju japë mundësinë ti shtoni fotove tuaja efektin e tymit.  Vetëm me pak prekje në ekran, do të ndryshoni fotot duke i dhënë atyre një prekje grafike mjaft profesionale.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment