Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- AudibleSpeed, nga 0.89€, falas. /iPhone
AudibleSpeed është një program mjaft profesional i cili sjell në iPhone funksionin e monitorimit të shpetësisë me të cilën po lëvizni, duke shfrytëzuar sensorin GPS. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Beethoven Symphonies, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë program ju do të gjeni disa nga veprat muzikore të Beethoven, një nga kompozitorët më të mëdhenj të shekullit të 19. Pjesët që do të gjeni në këtë program janë ekzekutuar nga orkestrat më të mira që bota ka aktualisht. Në qoftë se jeni të apasionuar të muzikës klasike ja vlen ta keni këtë progam.

AcePlayer: Powerful Media Player, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
AcePlayer është një program i cili na lejon të riprodhojmë file video dhe muzikorë në iPhone ose iPad. Më ekzaktësisht ky program na lejon të shikojmë file në streaming, të shkarkojmë në iDevice çdo lloj formati dhe ta ekzekutojmë. Gjithashtu mund të shkarkojmë ose ngarkojmë file nëpërmjet protokollit FTP. Sot mund ta shkarkoni falas nga App Store.



- Instant Sketch, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Instant Sketch është një program i cili ju jep mundësinë të krijoni foto sketch të bazuar në një foto të marrë nga fotokamera e iDevice. Programi është mjaft i thjeshtë për tu përdorur dhe sot ju mund ta shkarkoni falas atë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment