Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Z-Drums Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na jep mundësin në stimulojmë instrumentin e baterisë në iPhone ose iPad dhe duke prekur mbi ekranin e këtyre të fundit mund të krijojmë tingullin e çdo pjese të këtij instrumenti muzikor. Pra në qoftë se jeni të apasionuar të këtij instrumenti ja vlen ta shkarkoni dhe ta provoni këtë program.

Gravity Orange 2, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Gravity Orange është një lojë në të cilën do t'ju duhet të ndihmoni personazhin e lojës të kapë të gjitha yjet dhe më pas të mbarojë nivelin duke kaluar nëpërmjet një dritareje që ndodhet gjithmonë në ekran. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Work Time, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Work Time është një program i cili do të mbajë të organizuar të gjitha eventet apo shënimet që keni nevojë gjatë punës, në mënyrë mjaft intuitive. Vetëm me pak klik do të keni mundësinë të shikoni eventet ditore, parashikimin e mototit në qytet si dhe shumë informacione të tjera. Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment