Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- WaterMinder, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
WaterMinder është një program mjaft i dobishëm për të gjithë pasi ai ju jep informacione të saktë në lidhje me sasinë ujore që duhet të merrni gjatë ditës. Llogaritjet bëhen në bazë të peshës trupore si dhe informacioneve të tjera. Ja vlen ta merrni atë.


- A day in the woods, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
A day in the woods është një lojë mjaft e bukur me aventurë ku ju duhet të ndihmoni një vajzë të sjellë në shtëpi gjyshen, pasi e kanë rrëmbyer. Duhet të kaloni në shumë pengesa për të kompletuar çdo nivel të lojë. Ja vlen ta provoni.


-  iCarConnect, nga 1.79€, falas. /iPhone
iCarConnect është një program mjaft i dobishëm në qoftë se jeni duke drejtuar makinën tuaj. Ai do t'ju japë mundësinë të kontrolloni shumë funksione të makinës nëpërmjet iPhone duke shfrytëzuar teknologjinë "iOS in The Car". Ja vlen ta merrni këtë program.


Rune Gems Deluxe, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Rune Gems është një lojë ku duhet të gjeni dy objekte  ose më shumë me të njëjtën figurë për të shktatërruar murin që është ndërtuar me ato. Mund të ruani pikët në Game Center dhe ti krahasoni me miqtë tuaj. Kini kujdes sepse duhet të jeni të shpejtë në qoftë se doni të klasifikoheni të parët. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment