Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Monster Wars, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Pas periudhës së arit kështjella juj po sulmohet nga krijesa të frikshme që do të mundohen t'ju pushtojnë. Ju duhet të drejtoni ushtrinë të luftojë kundra 50 lloje të ndryshme krijesash dhe në një betejë pafund. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad-in tuaj.


Stickman Downhill, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Stickman Downhill është një mjaft e bukur ku ju duhet të ndihmoni një çiklist të realizojë ëndrrën e tij. Ai do të drejtojë biçikletën e tij në ambjente mjaft të rrezikshme ku duhet ti kalojë ato me shpejtësi vdekjeprurëse. Ja vlen ta provoni këtë lojë mjaft të bukur.


iMySystem, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na tregon disa informacione për iDevice-in që po përdorim. Mund të marrim informacion në lidhje me sistemin, në lidhje me memorien fikse dhe atë dinamike, me baterinë dhe shumë informacione të tjera në lidhje me proçeset që ekzekutohen nga sistemi operativ.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment