Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Gnumz: Masters of Defense, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Një material më i shtrenjtë se diamanti edhe floriri është zbuluar në fshatin tuaj edhe shumë ushtri po afrohen për të ndërtuar minierat e tyre. Në lojë duhet të luftoni kundra krijesave të frikshme për të mbrojtur fshatin. Ja vlen ta provoni këtë lojë.



- Translator !!, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Translator është një program i dobishëm i cili na lejon të përkthejmë zërin ose tekst, nga një gjuhë në një tjetër. Aktualisht programi suporton deri në 58 gjuhë të ndryshme nga e gjithë bota. Ja vlen ta merrni atë.



Simpler Pro, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Simpler Pro është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të menaxhoni listën e kontakteve. Ju mund ti ruani ato në file ose ti dërgoni në iCloud në mënyrë mjaft të thjeshtë. Ja vlen ta merrni atë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment