Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Stellar Wars, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Stellar Wars është një lojë mjaft e bukur me strategji ku historia zhvillohet në të ardhmen dhe në hapësirë. Duhet të drejtoni një ushtri robotësh, të pushtojnë një sistem diellor të madh dhe të ndihmojnë në mbijetesën e njerëzimit.


iOverwrite, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
iOverwrite është një program i cili do të shkruaj të dhëna të cilat do të mbishkruajnë file-et e fundit të fshira nga ju. Në këtë mënyrë nëse dikush tenton të rekuperojë të dhënat që keni fshirë, ai nuk do të arrij ti marrë ato nëse keni aplikuar funksionin e programit në fjalë. Sot mund ta merrni falas atë.


MyBrushes Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone 
Ky program na lejon të pikturojmë me shumë stile ose të mësojmë stilet e pikturës me penel, me dorë, me ujë dhe shumë të tjera, në mënyrë shumë të thjeshtë dhe realiste. Tjetër funksion interesant është mundësia për të modifikuar fotografitë që keni në Galerinë e Fotove të iOS dhe publikimi i tyre në rrjetet sociale.


8bitwar: Necropolis, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju do të vini në provë aftësitë tuaja taktike për të organizuar një ushtri kundra forcave armike. Loja është ndërtuar mbi një grafikë minimale e cila kujton lojërat e hershme ku edhe mund të luani online ose në mënyrë që të rrisni karrierën tuaj. 


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment