Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Safety Note+, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Safety Note është një program nëpërmjet të cilit ju mund të krijoni shënime gjatë ditës edhe ti ruani ato nëpërmjet fjalë kalimi. Stili i aksesimit të informacioneve ngjason me atë të sistemit operativ Android. Ja vlen ta merrni këtë program.


Jet Ball Arkanoid, nga 1.79€, falas. /iPhone
Jet Ball Arkanoid është një lojë ku ju duhet të shkatërroni të gjitha blloqet me ngjyra duke i goditur ato me sferat që i kontrolloni ju. Për të kaluar në nivelin tjetër ju duhet ti shkatërroni ato sa më shpejt. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Lumiè, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Lumiè është një program mjaft profesional për përpunimin e imazheve në mënyrë mjaft profesionale. Në të do të gjeni disa dhjetra efekte grafike të cilat do ti japin një prekje profesionale fotove tuaja. Në fund mund ti ndani këto imazhe direkt në rrjete sociale.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment