Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Angry Birds Space, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Duke parë suksesin e këtij versioni si dhe faktin që këtë një rrobot i Agjensisë Amerikane Të Hapësirës NASA do të arrij në planetin Mars, ndoshta krijuesti e kësaj loje janë inspiruar dhe kanë krijuar versionin e lojës Angry Birds Space. Loja një veshje të re grafike si dhe shumë misione të reja për zogjtë e inatosur të cilët do të luftojnë me derrkucat në hapësirë. Nxitoni ta merrni falas.


The Detail, nga 2,99€, falas /iPhone, iPad
Pesë episode në një histori krimi që do ju shoqërojë në eksperiencën tuaj në rolin e një detektivi amerikan. Objetivi juaj do të jetë të hetoni rreth një vrasjeje në një qytet amerikan. 


- ClonErase Camera, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
CloneErase Camera është një program mjaft i veçantë i cili do të na lejojë të bashkojmë në një foto të vetme objektet e dy ose më shumë fotove. Gjithashtu ai do të na lejojë ti aplikojmë fotos disa efekte mjaft të këndshme. Ja vlen ta keni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment