Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Tainted Keep, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Tainted Keep është një lojë me aksion ku ju do të luani në rolin e një personazhi që kërkon të shpëtojë vëndin ku jeton nga pushtimi i armikut. Në një botë plot enigma dhe aventurë duhet të përlesheni me krijesa të frikshme që do të bëjnë çdo gjë për t'ju ndaluar.


Don't Run With a Plasma Sword, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të kontrolloni një një luftëtar i cili ka një shpatë të veçantë i cili mund të sterminojë armikun. Ju duhet ta ndihmoni atë të çlirojë tokën nga pushtimi alien. Do të merrni pjesë në mjaft misione dhe sigurisht kjo është një mënyrë e mirë për të kaluar kohën. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad-in tuaj.


- Captain SaberTooth and the Treasure of Rama Lama, nga 3.79€. falas. /iPhone, iPad
Captain SaberTooth mund të shkarkohet sot falas për një periudhë kohe të limituar. Në një botë plot aventura piratësh ju duhet të vidhni të gjithë thesarët e mundshëm duke vizituar çdo vënd që do t'ju shfaqet në hartë. Ja vlen ta merrni këtë lojë!


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment