Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Smart Merge Pro: Duplicate, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Smart Merge është një program mjaft i dobishëm në iPhone ose iPad, i cili na jep mundësinë të mirëmbajmë rubrikën e kontakteve. Programi do të pastrojë kontaktet boshe ose do të bashkojë në një të vetëm 2 kontakte të njëjta. Gjithashtu ai është mjaft i thjeshtë për tu përdorur dhe intutiv. Ja vlen ta keni.


- Open Bar, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Open Bar është një lojë me temë kuic dhe shumë e vlerësuar nga komuniteti i App Store, në të cilën ju do të luani duke gjetur përbërjet e kokteileve që ju ofrohen në çdo nivel. Gjithashtu do të jetë edhe një mënyrë e mirë për të mësuar përzirje të pijeve të ndryshme.


- MORPH: Intriguing puzzle, nga 0.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë me temë kuic, ju do të ndihmoni një krijesë të burgosur në errësirë, të gjej dritën e diellit, duke kaluar të gjitha pengesat që do të shfaqen në çdo nivel. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment