Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Be Red Cloud, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Be Red Cloud është një lojë në të cilën ju do të luani një rolin e një luftëtari indian i cili duhet të luftojë kundra pushtuesit që vjen nga Europa, për të ruajtur të ardhmen e fisit. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Brave Guardians, nga 1.89€, falas. /iPhone, iPad
Brave Guardians është një lojë mjaft e bukur me strategji dhe aventurë ku ju duhet ti mësoni banorëve të mbrojnë fotesën e tyre nga sulmet e armikut. Loja është ndërtuar mbi një grafikë mjaft të bukur në 3D. Ja vlen ta provoni edhe këtë lojë.


Turbo Wheels, nga 0.89€, falas. /iPhone
Turbo Wheels është një lojë në të cilën ju do të bëheni kampion duke drejtuar mini makinat të cilat nuk dinë të frenojnë. Kini kujdes sepse kundërshtarët do të bëjnë të pamundurën për t'ju eleminuar nga loja.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment