Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Relax Rain, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Relax Rain është një program mjaf i veçantë i cili do të krijojë një atmosferë relaksuese nëpërmjet zhurmës së shiut dhe muzikës në sfond. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


- Delete Contacts + Duplicates, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Delete Contacts është një program i dobishëm i cili na jep mundësinë të fshijmë kontaktet e duplikuara nga Rubrika e Kontakteve të iOS. Gjitashtu ai është shumë i thjeshtë për tu përdorur dhe sot mund ta shkarkoni falas


Shock-X, nga 0.89€, falas. /iPhone
Shock-X është një lojë mjaft e veçantë për sa i përket grafikës por edhe argëtimit. Ju duhet të drejtoni një avion luftarak i cili duhet të pastrojë fushën e betejës nga sulmet armike. Ja vlen ta merrni këtë lojë.




Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment