Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Moder Labyrinth, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Modern Labyrinth është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të kaloni sferën tuaj në një labirinth të cilin e kontrolloni nga lart duke lëvizur iDevice. Me kalimin e niveleve çdo gjë vështirësohet dhe për të qënë i pari duhet të kaloni të gjitha këto vështirësi. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


- Moonlight Express, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Moonlight Express është një lojë në të cilën ju do të ndihmoni një djalë të shpërndajë dhuratat e vitit të ri në kohë rekord. Loja është ndërtuar mbi një ambjent grafik mjaft të këndshëm i cili do t'ju bëjë për vete. Ja vlen ta provoni atë.


- Queterium: Sister Trinity, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Questerium është një lojë me temë  eventurë ku ju do të ndihmoni një vajzë dhe një djalë të shpërtojnë nga një botë plot të fshehta dhe intriga. Sot kjo lojë mund të shkarkohet falas për një kohë të limituar. Ja vlen ta provoni.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment