Reagimet ishin nga më të ndryshmet kur Apple prezantoi përherë të parë kufjet wireless së bashku me iPhone 7 dhe 7 Plus në Shtator të vitit të kaluar. Pavarësisht vonesave dhe kostos së tyre, një raport i ri thotë se kufjet AirPods patën një fundvit të shkëlqyer.

Sipas Slice Intelligence, kufjet 159 dollarëshe rrëmbyem mëse 1/4 e shitjeve të të gjitha kufjeve wireless që në momentin kur dolën në shitje në 13 Dhjetor. Megjithatë Apple e dominonte edhe më parë këtë treg pavarësisht në mënyrë indirekte përmes kufjeve Beats. Afro 75% e kufjeve të blera në sezonin e pushimeve ishin wireless.


Apple dominon 26% të të ardhurave të gjeneruara pa përfshirë Beats. AirPods janë mbase kufjet më të mira wireless aktualisht në shitje pavarësisht se ekzistojnë alternativa pafund edhe më të lira. Kufjet wireless janë një drejtim i pashmangshëm për shumë kompani të cilat po braktisin ato tradicionale 3.5 mm me “kurajo” siç thoshte Apple. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment