2017-ta do të jetë padyshim një vit i rëndësishëm për Apple, kjo falë risive të shumta që pritet të vijnë. Le t'i zbulojmë sëbashku se cilat janë të reja që na presin për iPhone, iPad, Mac, Apple Watch dhe kompaninë Apple në përgjithësi.

iPhone 8
Sigurisht, pajisja më e rëndësishme e këtij viti do të jetë iPhone 8. Me rastin e dhjetëvjetorit të iPhone, Apple do të sjellë diçka të re më revolucionare dhe jo thjeshtë një model "S". Sipas thashethemeve të fundit flitet për një ekran OLED, një dizajn të ri në xham për të favorizuar karikimin wireless, tre modele të reja me përmasa të ndryshme të ekranit, etj.


Gjithashtu në qershor do të prezantohet iOS 11, që do të jetë një përditësim i vogël i iOS 10. Njëkohohësisht presim të vijnë edhe funksione të ndryshme që mungojnë në iOS 10 dhe që do ta përmirësojnë akoma më tepër sistemin iOS.

iPad
Modelet iPad do të jenë me shumë mundësi pajisjet e para Apple që do të pësojnë një përditësim në vitin 2017. Modelet e reja duhet të vijnë në fund të marsit. Duhet të vijnë tre modele të reja: një iPad Pro 2 me ekran 12,9″, një iPad 9,7″ ekonomik dhe një iPad Pro 10,9″ (ose 10,5″). Të shohim nëse Apple do të vendosë të prezantojë edhe një version të ri të iPad Mini.


Mac
Shumë risi do të ketë edhe për kompjuterat fiks. Këtë vit pritet një model i ri iMac, që pritet të kenë një proçesor të ri Intel dhe porta Thunderbolt 3, duke ruajtur të njëjtat përmasa dhe rezolucion të ekranit. Janë të shumtë ata që shpresojnë edhe tek një model i ri Mac Pro, që nuk përditësohet tashmë nga 2013-ta.


Apple Watch 
Këtë vit do të vijë edhe një model i ri Apple Watch sëbashku me versionin e ri watchOS. Presim disa specifika teknike më të mira, një reduktim të peshës dhe trashësisë, por sidomos më pak të varur nga iPhone dhe një fotokamera FaceTime.


Apple
Përveç produkteve të saj, Apple po përgatitet edhe për hapjen e Apple Campus 2, selinë e re qëndrore, që muaj e fundit ka shënuar shumë progrese. Përfundimi i punimeve pritet të jetë këtë vit dhe me shumë mundësi disa produkte Apple mund të prezantohen pikërisht në selinë e re.


Po ju, çfarë prisni nga ky vit nga Apple? Cilët janë produktet që ju interesojnë më shumë dhe cilat janë karakteristikat që sipas jush nuk duhet të mungojnë? /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment