Një telefon, një lexues muzike, një pajisje për të bërë kërkime në internet dhe për të kontrolluar emailin. Të gjitha këto funksione tani janë të pranishme në çdo smartphone, dhe tek ata të cilësisë së ulët, por që vetëm 10 vjet më parë përbënin një revolucion. Ky ishte iPhone i parë i prezantuar nga Steve Jobs më 9 janar 2007 në San Francisco, duke eleminuar tastierën dhe duke përdorur funksionin e prekjes, që tashmë është familjar edhe për fëmijët, dhe në botën e aplikacioneve.

iPhone i parë quhej 2G ose Edge dhe kishte një ekran të vogël krahasuar me ata aktualët, por në atë kohë dukej i madh. Zhduku tastierën e pranishme në telefonët e kohës, në atë kohë ishte mjaft popullor BlackBerry, dhe për herë të parë u fut funksioni i ‘prekjes’ dhe përdorimi i gishtit, “si klikuesi më i mirë me të cilin kemi lindur”, do të thoshte Jobs.

Në SHBA telefoni doli në treg më 29 qershor 2007, dhe vetëm në ditën e parë u shitën 525 mijë copë. Në vitin pasaardhës, 9 qershor 2008, Apple nxorri iPhone 3G që i shtoi funksioneve prezente dhe rrjetin 3G. Në korrik të të njëjtit vit doli dhe App Store, duke hapur botën e aplikacioneve. Pra, iPhone sigurisht që revolucionarizoi telefonët dhe tregun e smartphone, që sot është gjithnjë e më konkurrues.

Takimi i ardhshëm është në shtator 2017, me iPhone-in e 10-vjetorit, që sipas zërave që qarkullojnë do të jetë totalisht i rinovuar. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment