Para pak ditësh Apple solli në treg kufjet Airpods të cilat mund të përdoren pa patur nevojë të lidhen me kavo fizike, për të riprodhuar audio. Aktualisht ky produkt po shitet në Europë, Australi dhe në Zelandën e Re, ku pritet që të vijnë dhe vlerësimet reale për këtë produkt.

Në fakt ato nuk kanë vonuar dhe shumë përdorues i kanë vlerësuar pozitivisht kufjet pa fije.  Sipas atyre, produkti është shumë më i mirë se sa pritej. Karakteristikat e vlerësuara lidhen me:

  • Kualitetin audio
  • Jetëgjatësia e baterisë
  • Thjeshtësia dhe shpejtësia e karikimit të baterisë
  • Komunikimi në distancë të lartët me iDevice nëpërmjet Bluetooth
  • Përpunimi i shpejtë i sinjalit duke shfrytëzuar chip-in M1

Nga ana tjetër vlerësuesit kanë vënë në dukje çmimin e produktit, duke e cilësuar atë të lartë por të justifikuar, nëse marrim parasysh karakteristikat e mësipërme. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment