Sot kemi një lajm të mirë për të gjithë të apasionuarit e muzikës popullore shqiptare. Tingalin, aplikacioni që sjell çiftelinë në iPhone, vjen në ofertë falas për një periudhë të limituar. Tingalin është një aplikacion muzikor i bazuar në muzikën e strumentit më popullor shqiptar "Çiftelisë" Ky aplikacion është mjaft profesional dhe argëtues!

Në të janë të regjistruara disa melodi të famshme të muzikës popullore por ju gjithashu mund të krijoni edhe kompozime tuajat. Tingalin është e përbërë nga 14 nota muzikore. Çdo notë është e regjistruar në skedë dhe ju mund të luani pjesën e kompozuar thjeshtë duke shkundur pajisjen lartë e poshtë, dhe iPhoni juaj do të tingëllojë si një çifteli e vërtetë!

Koha është e kontrolluar nga frekuenca e lëvizjes tuaj! Ndërsa akordet mund ti rregulloni duke përdorur kontrollin e preferuar slider + / - 1 oktavë. Tingalin është e disponueshme falas. Kërkon iOS 9.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment