Siç ju kemi njoftuar shpesh këto ditë, kompania Nintendo do të sjellë në App Store lojën e saj më të famshme, Super Mario. Data e lëshimit në App Store pritet të jetë 15 Dhjetori i këtij viti dhe me sa duket pritshmëritë janë shumë të mëdha.

Nintendo ka vendosur që loja të shkarkohet falas por për të zhbllokuar të gjitha nivelet duhet të blini një paketë pre 9.99$. Siç dihet në këto raste, hacker-at do të tentojnë të thyejnë sigurinë e programit dhe për ta bërë atë sa më të sigurtë në këtë aspekt, Nintendo ka vendosur që për të luajtur lojën ju duhet të keni një lidhje me rrjetin e internetit.

Nëse kështu do të jetë, ekspertët mendojnë se vartësia nga interneti mund të mos kënaqë publikun sepse ndoshta jo të gjithë duan të harxhojnë paketat e internet për të luajtur një lojë. Për më tepër mendohet se lidhja me rrjetin e internetit do të jetë konstante, pra nuk flitet vetëm për shkarkimin e disa informacioneve por për një komunikim konstant i cili me siguri do ti kushtojë përdoruesit.

Ju si mendoni, mund të jetë ky fakt limitues për shkarkimin e kësaj loje? /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment