Super Mario debuton më në fund në App Store, një lançim që vjen ekskluzivisht në të gjithë botën. Gameplay që e ka bërë të famshme lojen e Nintendo, është modifikuar për t'u përshtatur me ekranin touch të iPhone. Një lojë e re Super Mario që mund ta luani vetëm me njërën dorë.

Në këtë lojë, Mario avancon pa pushim në çdo nivel, duke kërcyer. Në bazë të prekjeve që do të ekzekutoni në ekran, Mario do të lëvizë në mënyra të ndryshme, do të kryejë veprime të veçanta, të mbledhë monedha, duke arritur në fund qëllimin e tij.


Beteja e gjatë e Super Marios për të shpëtuar princeshën, do të zhvillohet në 6 mënyra të ndryshme, në plot 24 nivele. Mund të sfidoni edhe lojtarë të tjerë për të fituar më shumë pikë.

Super Mario Run është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. Për të zhbllokuar të gjitha nivelet, duhet të paguani 9,99€. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment