Mungon shumë pak nga debutimi i Super Mario Run, që do të vijë në iOS më 15 dhjetor, dhe sipas analistëve të AppAnnie, loja do të ketë një sukses të papreçedentë, duke kaluar edhe rezultatet e arritura nga loja e famshme Pokemon Go.

Motivi i këtij suksesi, sipas deklaratave të analistëve, do të vijë edhe falë publicitetit që i është bërë lojës Super Mario Run falë një aleance strategjike midis Nintendo dhe Apple. Loja, përveçse u prezantua gjatë konferencës së prezantimit të iPhone 7, ka patur edhe një shikueshmëri të lartë në App Store.

Super Mario Run do të jetë i disponueshëm falas në App Store nga data 15 Dhjetor, por për të zhbllokuar të gjitha nivelet do të duhet të paguajmë 9,99€. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment