Gjatë ditës së djeshme është lëshuar programi Prometheus që ofron mundësinë për të bërë downgrade ose upgrade nga një version iOS në tjetrin, por me një kusht, duhet të keni ruajtur çertifikatat SHSH2. Për të bërë downgrade, duhet të ruani përpara këto çertifikata, që mund të shpëtohen vetëm nëse nuk janë akoma pezulluar nga Apple.

Guida:
1. Keni nevojë për numrin ECID të pajisjes tuaj. Për ta rekuperuar atë, mjafton të hapni iTunes dhe të lidhni pajisjen me komjuterin.

2. Klikoni tek ikona e iPhone dhe më pas tek "Serial number" deri sa të shfaqet numri ECID.

3. Kopjoni numrin.

4. Tani duhet të hapni faqen: TSS Saver.


5. Plotësoni modulin, duke vendosur numrin ECID dhe modelin e pajisjes tuaj dhe më pas konfirmoni që "nuk jeni një robot".


6. Tani duhet të shtypni butonin "Submit" dhe të prisni që të kompletohet kërkesa.

7. Pasi të kompletohen të gjitha veprimet, duhet të shtypni linkun që do të shfaqet. Mund të shpëtoni një folder me të gjitha çertifikatat SHSH2 në Google Drive, Dropbox ose ta shkarkoni në kompjuter.


Pasi të keni shpëtuar çertifikatat SHSH2, mund të bëni downgrade me anë të programit Prometheus duke ndjekur guidën tonë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment