Më në fund është lëshuar programi që bën të mundur downgrade në iOS, duke shfrytëzuar çertifikatat SHSH2 të ruajtura më parë. Pak javë pas lëshimit të versionit më të ri iOS, Apple e bllokon mundësinë e kthimit e kthimit në një version më të vjetër iOS. Në këtë mënyrë çdo përdorues mund të instalojë vetëm versionin më të ri iOS.

Me anë të programit Prometheus mund të bëni downgrade ose upgrade në një version më të vjetër iOS, nëse keni ruajtur më parë çertifikatat SHSH2 të versionit që dëshironi. E vetmja mënyrë për të shpëtuar çertifikatat e një versioni të caktuar, është të keni këtë version të instaluar në pajisjen tuaj (ndiqni guidën tonë të detajuar). Kjo do të thotë që nëse për shembull nuk i keni shpëtuar çertifikatat e iOS 10.1.1, nuk mund të bëni downgrade.

Çfarë mund të bëni me programin Prometheus?

  • Nëse keni ruajtuar çertifikatat SHSH2, mund të bëni downgrade nga një iOS 10.x në iOS 10.x, ose nga iOS 9.x në iOS 9.x. 
  • Nëse keni çertifikatat SHSH2 të iOS 10.x mund të përditësoni pajisjen tuaj duke u nisur nga iOS 9.x. 
  • Nuk mund të bëni downgrade nga iOS 10.x në iOS 9.x.
  • Prometheus nuk funksionon për pajisjet me proçesor 32-bit

Aktualisht programi Prometheus është i disponueshëm vetëm për Mac, por së shpejti do të vijë edhe për Windows dhe Linux. Ka dy proçedura për të bërë downgrade: një për përdoruesit që kanë një pajisje jailbroken dhe një për të gjithë të tjerët.

Guida për të gjitha pajisjet: 
Nëse keni një pajisje pa jailbreak, mund të bëni downgrade ose upgrade duke ndjekur këtë guidë. Çdo file që ju nevojitet do ta gjeni brenda kësaj pakete.


Guida për pajisjet jailbroken:
Nëse keni një iPhone jailbroken duhet të ndiqni këtë guidë. Edhe në këtë rast do të gjeni çdo file brenda kësaj pakete. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment