Nëpërmjet kategorisë Sekretet e iOS, kemi menduar t'ju sjellim funksionet e fshehura të sistemit operativ që instalohet në iDevice. Besoj se një pjesë e këtyre funksioneve mund të jenë të dobishme për të kryer disa lëvizje më shpejt duke ju kursyer kohë ose ndoshta mund të jetë një funksion i panjohur totalisht.

Në këtë artikull do t'ju sjellim një funksion mjaft interesant të fshehur në programin Safari, i cili do t'ju ndihmojë të mbyllni skedat e hapura në të njëjtë kohë, pra pa patur nevojë ti mbyllni ato një nga një. Veprimi për të aktivizuar këtë funksion është mjaft i thjeshtë në iOS 10.


Nëse keni hapur 1 ose më shumë skeda në eksplorerin e rrjetit, Safari, duke mbajtur shtypur butonin Tabs, do t'ju shfaqet një dritare e cila ju pyet nëse doni ti mbyllni të gjitha skedat e hapura. Nëse prekni butonin e konfirmimit atëherë ato do të mbyllen automatikisht në të njëjtën kohë.

Siç e shihni veprimi është mjaft i thjeshtë por tepër i dobishëm nëse keni shumë skeda të hapura dhe doni ti mbyllni njëkohësisht. Në artikuj në vazhdim do t'ju sjellim funksione të tjera të cilat ju ndihmojnë në përdorimin e iOS. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment