Facebook po zgjeron funksionet e tij broadcasting. Përdoruesit, në të ardhmen, mund të trasmetojnë video në 360° live në rrjetin social më të përdorur në botë. Mundësia për të transmetuar video live, ka qenë risia më e rëndësishme e Facebook për këtë vit.

Nëpërmjet një pagese, marka dhe personazhe të rëndësishëm të spektaklit, kanë transmetuar gjatë kësaj periudhe video live që kanë pasur më tepër prioritet në krahasim me postimet e zakonshme. Me këtë rast, Facebook ka lançuar edhe një spot publicitar, një strategji jo shumë e zakonshme për rrjetin social.

Për të zgjeruar funksionet video, Facebook ka në plan të lejojë transmetimin e videove 360° live. Funksioni i ri merr emrin Live 360 dhe është inauguruar nga një video live e National Geographic. Ky funksion do të jetë i disponueshëm për të gjithë në 2017-ën. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment