Para pak muajsh Pangu lëshoi veglën e jailbreak per iOS 9.2-9.3.3 duke ma surprizuar të gjithëve. Ky jailbreak mundësohej nga nje aplikacion. Por, për ta instaluar këtë aplikacion kishte dy mënyra, duke përdorur një PC ose duke e instaluar direkt nga pajisja.

Sidoqoftë te dyja mënyrat kishin dobësi, përdorninh një certifikatë te bllokuar nga Apple e cila skadonte në Prill/2017. Gjithashty ky Jailbreak ishte Semi-Tethered, pra pas reboot duhej riaktiviazuar jailbreak-u nga aplikacioni i Pangu

Tani ka dalë një mënyrë e re për të aktivizuar jailbreak-un, pa u shqetësuar për skadimin e çertifikatave (zgjat përgjithmonë), pa instaluar asnjë app dhe pa kompjuter, por direkt nga Safari. Ky jailbreak u be i mundur nga hakeri i njohur Luca Todesco.

Për te përdorur këte metodë, fillimisht shkoni tek https://goo.gl/CGPRK2. Pastaj shtypni butonin "JB ME!", prisni për një njoftim që jailbreaku u krye me sukses, mbyllni njoftimin, dhe pastaj kyçni pajisjen tuaj dhe prisni për një Respring që do t'ju aktivizojë jailbreak-un.  Ky jailbreak gjithashtu funksionon pa internet. Mjafton ta hapni faqen e mësipërme, të prisni pak dhe ajo do të ruhet ne pajisjen tuaj. Për thjeshtësi mund ta vini këtë website ne Home-Screen.

P.S: Funksionon vetëm në iOS 9.2-9.3.3 64-bit dhe duhet të keni bërë jailbreak me parë nga Pangu ose 25PP. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment