Një nga furnizuesit kryesor të ekraneve të iPhone raportohet se do të bëjë një investim të madh në ekranet OLED. Japan Display planifikon që të blejë Joled, një prodhues ekranesh OLED, në pronësi të Sony dhe Panasonic. Marrëveshja do të bëhet këtë vit dhe gjithashtu përfshin një investim prej 640 milion dollar nga Korporata e Innovation Network e Japonisë, e cila mbështetet nga qeveria japoneze.

Japan Display është themeluar nga shkrija e operacioneve të prodhimit të ekraneve LCD nga Sony, Toshiba, dhe Hitachi, dhe blerja do të vendosë shumicën e prodhimit të ekraneve të sheshtë në një kompani të vetme. Kjo do të ndihmojë kompaninë që të konkurrojë kundër rivalëve agresivë në Korenë e Jugut, Tajvan, dhe Kinë.

Blerja vjen pasi Apple thuhet se po përgatitet që të bëjë një nga ndryshimet më të mëdha në vite të iPhone: të ndryshojë ekranin e telefonit nga një LCD në një OLED.

Duke u krahasuar me LCD-të, ekranet OLED tregojnë ngjyra më të thella dhe kumbuese, janë shumë herë më të ndritshëm, më të hollë, dhe konsumojnë më pak energji – të gjitha tipare të shkëlqyera për ekranet e telefonave të mençur.

Por OLED-ët gjithashtu kanë qenë të vështirë për tu prodhuar në mënyrë të besueshme, veçanërisht në prodhimin në masë që kërkohet nga Apple. Kompania mendohej se do të prezantonte ekranet OLED në iPhone 7, por kjo u shty deri në 2018 për shkak të problemeve në prodhim.

0 komente:

Post a Comment