A keni vërejtur të shfaqen foto të vjetra në krye të furnizuesit të lajmeve gjatë fundjavës? Mesa duket është një problem i Facebook që çoi të vendosjen e fotove të vjetra në Kryefaqe.
“Jemi në dijeni të problemi dhe po e hetojmë atë,” tha një zëdhënës i Facebook.
Përdoruesit kanë raportuar se u janë shfaqur foto të publikuara afro 3 muaj më parë. Disa prej tyre raportuan se në përpjekje për të hequr postimin u shfaqej një mesazh gabimi:
“Diçka ka shkuar keq. Po punojmë për ta rregulluar sa më parë të jetë e mundur.”
Lajmin për këtë anomali e publikoi PCMag ndërsa shumë përdorues zgjodhën rrjetin social Twitter për të treguar këtë problem. 2016-ta ka qenë një vit i vështirë për Facebook, sidomos pas skandalit të lajmeve të rreme. /iPhoneAlbania

Kategoritë: ,

0 komente:

Post a Comment