Kompania LG pritet të nisë prodhimin në masë të ekraneve OLED dhe të përkulshëm, duke filluar nga viti 2018.  Ndër kompanitë që presin të kenë këtë tip ekrani në produktet e tyre, është dhe Apple e cila, sipas ekspertëve, ka investuar shumë dhe ka gjithashtu disa patenta.

Por nevoja për ekrane të përkulshme nuk është vetëm e Apple. Në rrjesht janë Google dhe Microsoft të cilat kanë menduar të përmirësojnë produktet me këtë teknologji. Dëshira për të patur ekranin në fjalë ka lindur para shumë kohësh dhe Samsung ishte ajo që solli në treg prodhimin në masë ku aktualish, ndryshe nga LG, ka kaluar të gjitha problemet e prodhimit dhe mbulon 90% të nevojave të tregut.

Inxhinierët e LG shpjegohen duke thënë se prodhimi në masë i ekraneve të lakuar ka patur shumë probleme dhe  në fillim të vitit 2018 do të nisë prodhimi. Kujtojmë që ekranet e lakuar përbëhen nga një panel i cili mund të përkulet, ndryshe nga ekranët klasikë të cilën mbulohen nga xhami i cili nuk lejon këtë veti. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment