Kufjet AirPods të Apple duhej të dilnin në treg në tetor mirëpo këto pajisje nuk ishin të gatshme për debutim deri më tani. AirPods mund të porositen online përmes dyqanit të Apple, Apple Store. Prej javës së ardhshme, kufjet do të dalin edhe në dyqanet e tjera teknologjike nëpër botë.

“Me AirPods, është bërë më e lehtë se kurrë përdorimi dhe aranzhimi i dëgjueseve pa kabllo. Me një klikim të vetëm, AirPod lidhen me secilën llogari tuajën që është e sinkronizuar me iCloud, duke përfshirë Apple Watch, iPad dhe Mac.” – thuhet në deklaratën zyrtare të Apple.

“Sensorët e avanuar mund të dallojnë kur AirPod janë në veshin tuaj dhe mund të lëshojnë ose të ndalojnë muzikën në mënyrë automatike.

AirPods janë të gatshme për blerje në SHBA me çmim prej 159 dollarëve ndërsa në Britani pajisjet shiten me vlerë prej 159 funtave. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment