Sot në orën 3:00, hakeri i njohur Luca Todesco lëshoi betat e para të jailbreakut të iOS 10.1.1.
Aktualisht ky jailbreak është në një fazë testimi dhe ka SHUMË probleme. Prandaj nuk këshillohet që të ndiqni këtë guidë nëse nuk jeni një zhvillues ose përdorues i avancuar. Ne do t'ju tregojmë si ta kryeni jailbreak-un thjesht për motive edukative.

GUIDA
Fillimisht, duhet t'ju themi se aktualisht ky jailbreak suporton vetëm iPhone 7/7+, 6s/6+/SE dhe iPad Pro në iOS 10.1-10.1.1

Shkoni tek http://yalu.qwertyoruiop.com 
Aty do të gjeni disa linqe, ku përfshihen dy file: Aplikacioni që kryen jailbreak-un dhe Cydia Impactor që e instalon këtë në pajisjen tuaj.
Shkarkojini të dyja filet. Instaloni Cydia Impactor dhe më pas lidhni pajisjen tuaj me kompjuterin. Hapni Impactor dhe zgjidhni pajisjen tuaj. Më pas tërhiqni file-in IPA që shkarkuat dhe fusini Apple ID-në dhe passwordin tuaj (e sigurt). Prisini sa aplikacioni të instalohet. 
Pas instalimit, autorizoni zhvilluesing tek Settings. 

Për të kryer procesin e jailbreak, mjafton të hapni aplikacionin dhe të prisni derisa ai të mbyllet automatikisht. Pastaj Cydia do të shfaqet vetë në home-screen. Nëse aplikacioni nuk mbyllet ose Cydia nuk shaqet, beni një force-restar dhe provoni përsëri. Ky jailbreak është i tipit Semi-Tethered prandaj du t'ju duhet që pas çdo reboot të hapni aplikacionin e instaluar dhe ta lini të mbyllet.

                                     PËRSE NUK INSTALOJ DOT TWEAKS?
Akualisht ky jailbreak është në beta dhe Luca Todesco nuk e ka përfshirë Cydia Substrate në instalim. Prandaj nëse doni të instaloni tweaks duhet ta instaloni manualisht (KUJDES! KJO MUND TË SHKAKTOJË MË SHUMË PROBLEME)
Fillimisht shtoni këtë repo tek Cydia: http://83.218.67.215/~ijapija00/cydia
Pastaj instaloni 'Substrate Fix'. Do t'ju shtohet një aplikacion i ri që do t'ju duhet ta hapni, për të instaluar Cydia Substrate (duhet ta rihapni pas çdo reboot)
Kjo ishte guida për jailbreak-un e iOS 10.1.1

Para se të instaloni gjë sigurohuni që ai tweak është funksional në iOS 10 duke parë këtë listë
https://docs.google.com/spreadsheets/d/14e9GB-PNhDJuKI799InVFWrUQc-qn-Wd3zRJHKGkKr0/pubhtml#

/iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment