Nëpërmjet këtij artikulli duam t'ju sjellim një listë me kontrollorët e lojërave  për iDevice, të cilët janë më të mirët në treg dhe ofrojnë një eksperiencë unike në këtë aspekt. Përpara se të sjellim listën me markat më të mira, dua t'ju kujtoj se për të ndërtuar një pajisje të tillë, kompanitë duhet të rrespektojnë specifikime standart të përcaktuar nga Apple, të cilat janë të detajuara në seksionin MFi.

Nisur nga këto specifikime, në treg ka shumë kompani që ndërtojnë të ashtu quajtuarat GamePad për iDevice. Modelet mund ti kategorizojmë në 2:

  • Tipi i kontrollorëve ku lidhja me iDevice bëhet nëpërmjet portës Lightning, ku gjitashtu ato mund të karkohet duke marrë energji nga vetë iDevice. Këto modele janë të pajisur me një sistem i cili fikson iDevice në pozicion horizontal duke kujtuar kështu mënyrën e vjetër të pajisjeve si Nintendo GameBoy Color.
  • Modeli tjetër i këtyre pajisjeve lidhet me iDevice  nëpërmjet rrjetit Bluetooth dhe në këtë mënyrë nuk ka kontakt direkt me pajisjen. Këto kontrollorë lejojnë komunikimin edhe me Apple TV, përveç iDevice-eve.

Ky kontrollor është një nga më të mirët në treg dhe komunikom e iDevice nëpërmjet rrjetit Wi-Fi. Mund të lidhet me iPhone 5 e sipër por dhe Apple TV. Prodhuesi siguron se bateria e tij mund të zgjasë deri në 10 orë autonomi. Kosto e tij është 58$.

GameVice sjell për ju një tjetër mënyrë për të luajtur me një iDevice. Me patentën e saj e cila ndërton teknologjinë Flex Bridge, kontrolleri përbëhet nga 2 pjesë fizike të cilat montohen në pjesët anësore të iDevice kur ai është në pozicioni horizontal. Në anën e portës Lightning, pajisja ka një bateri prej 400 mAh e cilat mund të karikojë baterinë e iDevice ndërkohë që luani. Aktualisht kosto e këtij produkti është 99$.


Ky produkt mund të blihet nga App Store dhe siç mund të imagjinoni ai është çertifikuar nga Apple. Lidhet me iDevice nëpërmjet rrjetit Bluetooth dhe siguron një autonomi prej 80 orësh. Çmimi aktual është 64.95$. 

SteelSeries vjen me një produkt më ekonomik se markat e tjera. Lidhja me iDevice bëhet nëpërmjet rrjetit WiFi dhe ai është i përshtatshëm me iDevice, Mac dhe Apple TV. Kosto e tij është 49.99$

/iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment