Sipas zërave të fundit, Apple po mendon të shfrytëzojë panelet e reja OLED plastik në iPhone 8. Ka pritshmëri shumë të mëdha për iPhone 8, një pajisje që gjatë javëve të fundit është përshkruar si "revolucionar" dhe shumë ndryshe nga modelet e fundit.

Sipas raportit të fundit të Korea Herald, pajisja e re do të ketë një ekran të lakuar plastik OLED. Flitet edhe se Apple mund të sjellë tre modele të reja në 2017-ën: një iPhone 8 me ekran OLED dhe dy modele iPhone 7s.

Nuk është ende e qartë nëse përdoruesi do të reagojë direkt me pjesën plastike apo do të jetë pjesë e ekrani dhe do të integrohet pastaj në xham. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment