Emulatori i famshëm PPSSPP për iOS është i disponueshëm edhe për iOS 10 dhe nuk kërkon Jailbreak. Në faqen RedmondPie gjeni guindën që ju shpjegon se si ta instaloni atë. Emulatori PPSSPP mund të përdoret tani edhe nga përdoruesit që kanë instaluar versionin e fundit të sistemit operativ.

Veprimet që duhet të kryeni nuk janë shumë, megjithëse disa hapa kërkojnë përdorimin e programit Xcode nga kompjuteri. Hapi i parë që duhet të bëni është të shkarkoni file-in IPA të emulatorit PPSSPP,  pastaj duhet të bëni një sideload të aplikacionit në terminal nëpërmjet Xcode 7 ose një version më të ri. Në terminal duhet të autorizoni aplikacionin për ta hapur. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment