Google ka lëshuar përditësimin më të ri për aplikacionin Gmail në iOS. Aplikacioni vjen me një imazh të freskuar dhe me sërë tiparesh të reja. Ndër tiparet më interesante që është shtuar në versionin e ri për iOS është “Undo Send” që mundëson kthimin e një e-maili të dërguar.

Ndërkohë, opsioni për kërkimet e shpejta dhe opsioni që lejon fshirjen ose ruajtjen në arkiv të mesazheve përmes rrëshqitjes së gishtit janë disa nga risitë e reja të këtij përditësimi. Ky version sjell rifreskimin më të madh të aplikacionit në katër vitet e fundit. Është i njëjti Gmail që ne duam, por me një pamje të re. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment