Rrjeti më i madh social në botë tani e ka shtuar edhe një tipar shumë të rëndësishëm në aplikacionin Facebook Messenger. Facebook deklaroi se tipari i fundit i video-telefonatave në grup do të fillojë të lëshohet menjëherë për pajisjet Android dhe iOS, dhe versionin desktop të Messenger, në mbarë botën.

“Ndërsa 245 milionë njerëz bëjnë thirrje me video në Messenger çdo muaj, tani ne jemi duke mundësuar që të gjithë të komunikojnë në Messenger edhe përmes thirrjeve në grup” deklaroi Facebook të hënën.

Ju mund të shihni deri në gjashtë persona në një kohë në chat grupor me video dhe deri në 50 miq tuaj mund të bashkohen në bisedë dhe të zgjedhin vetëm të dëgjojnë dhe të bashkohen në bisedë me anë të zërit. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment